Zvicër: Ekspertët të kënaqur me integrimin e të huajve, katalizator i suksesit është Shaqiri dhe Co

Zvicra

Zvicër: Ekspertët të kënaqur me integrimin e të huajve, katalizator i suksesit është Shaqiri dhe Co

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 tetor 2016 Në ora: 17:33
Ilustrim

Te të rinjtë zviceranë të moshave nga 16 deri në 25 vjeç, dominojnë temat e politikës së jashtme: Kriza e refugjatëve, emigrimi si dhe udhëtimi i lirë e pa viza, shkruan 20min.ch, nga një studim i bërë publik mbi të rinjtë.

“Rreth një e treta e zviceranëve marrëdhëniet mes tyre dhe të huajve i vlerësojnë harmonike. Para pesë viteve ky raport ishte një e dhjeta, ndërsa në atëkohë 63 përqind i shikonin marrëdhëniet me të huaj si të tensionuara, ndërsa sot kështu mendojnë vetëm 40 përqind," përcjell botasot.info.

Kombëtarja helvete luan rol vendimtar

“Marrëdhëniet mes zviceranëve dhe të huajve nuk është pa pengesa, por çdo ditë e më tepër bëhet më mirë,” thotë Lukas Golder nga instituti GFS, Bernë.  Kjo tregohet se shumë të rinj të huaj gjithmonë e më tepër kanë shokë zviceranët.

Sipas Isabel Garcia, që udhëheq institucionin për zviceranët e brezit të dytë (GLB Zürcher), rol mjaft integrues dhe miqësor mes të huajve dhe zviceranëve kanë luajtur futbollistët e kombëtares helvete,  Xherdan Shaqiri dhe Co.

Gjithashtu sipas ekspertit Thomas Kessler, shqiptarët dhe turqit tani janë shumë herë më tepër aktivë sesa më parë. “Konkurrimi i tyre për punë është shumë i lartë. Ata sot janë vetë mësues.” Sipas ekspertëve që integrimi të jetë i suksesshëm është dashur të formohet struktura të qarta, informim, gjuhë, shkollim dhe punë.

SVP akoma skeptike

Benjamin Fischer, kryetari i të rinjve në partinë populistë SVP, mbetet skeptik akoma mbi këto të dhëna të ekspertëve. “Do dëshiroja që kjo të jetë e vërtetë, por ne akoma shohim azilkërkues nga Afrika, që nuk kanë lidhje dhe asnjë kontakt me vendasit.”

Ai e ka përmbyllur se ka tendenca bile për shoqëri paralele në Zvicër./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat