Dega e LDK-së në Zvicër ngushllon familjën Rugova me rastin e shkuarjës në përjetësi të xhaxhait të Presidentit Ibrahim Rugova, Ali Rrustë Rugovës.
Letër ngushllime me rastin e vdekjës së Ali Rrustë Rugovës.
I nderuar z. Naser Rugova, E nderuara familje e Presidentit Rugova, I nderuar z. Nënkryetar i LDK-së Haki Rugova,
Me dhimbje e pikëllim të thellë mësuam lajmin e hidhur për humbjen e më të dashurit t'uaj Ali Rrustë Rugovës, aq të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë miqtë e të ndjerit. Ju lutemi Ju, Familja Rugova dhe të gjithë miqtë e shumtë që keni, pranoni ngushllimet më të sinqerta në emrin tim dhe të kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër. Ju Familje e nderuar Rugova, keni humbur të zotin e shtëpisë në të cilën me gjithë dhimbjen e madhe dhe humbjen e pakompensueshme, të ndiheni krenar qe patët një baba, xhaxha dhe gjysh të tillë. Ne lutemi bashkë me familjën Rugova, miqtë e të ndjerit, që shipirti i të ndjerit të gjejë paqen e merituar!
Qoft i përjetshëm kujtimi për të ndjerin!
Zoti e bekoft familjën Rugova !
Me dhimbje e respekt
Dega e LDK-së në Zvicër, Haki Latifi, Kryetar
Solothurn, 22 gusht 2016.