Ishte nisur me veturë për në Cyrih, por ja çka i ndodhi gjatë rrugës 36 vjeçares nga Kosova

Zvicra

Ishte nisur me veturë për në Cyrih, por ja çka i ndodhi gjatë rrugës 36 vjeçares nga Kosova

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 09:32
Automjeti është rrokullisur disa herë, deri sa ka pushuar anash në një fushë.

Të hënën, një shofere, gjatë drejtimit të automjetit të saj ka dalë nga korsia në autostradën A1 pranë Wängi TG. Automjeti është rrokullisur disa herë dhe ka ndaluar në një fushë. Shoferja, një kosovare 36 vjeçe, u desh të dërgohej në spital.

Ajo ishte nisur për në Cyrih në orën 12.30, sipas policisë kantonale të Thurgaut. Në Wängi ajo u largua nga rruga për arsye ende të paqarta, kaloi me makinë mbi pankinën e rrugës dhe u përplas me parmakun mbrojtës, shkruan schweizerbauer.ch.

Automjeti është rrokullisur disa herë, deri sa ka pushuar anash në një fushë.

Gruaja ka pësuar lëndime mesatare nga aksidenti dhe është dashur të dërgohet në spital nga shërbimet e urgjencës. Dëmi i shkaktuar automjetit të saj, pankinave dhe parmakut mbrojtës kap vlerën e rreth dhjetë mijë frangave. Prokuroria publike në Frauenfeld ka urdhëruar një mostër gjaku dhe mostër të urinës nga shoferja.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat