Kandidati për asamble në Zvicër i kërkon Kurtit të mos përzihet në zgjedhje atje

Zvicra

Kandidati për asamble në Zvicër i kërkon Kurtit të mos përzihet në zgjedhje atje

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 18:24
Përparim Avdili

Në muajin shtator, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është ftuar nga Partia Socialdemokrate në Zvicër për të marrë pjesë në fushatën zgjedhore atje.

Por, kjo nuk po shihet me sy të mirë nga asamblisti, Përparim Avdili.

Avdili në Info Magazine i kërkoi Kurtit që të mos përzihet në zgjedhjet atje.

“Mua më duket gabim nga ana e kryeministrit Kurti, nëse në mënyrë të tillë ndërhyn në zgjedhjet e brendshme të një vendi si Zvicra”, tha ai.

Në fushatën zgjedhore në shtetin zviceran, Albin Kurti, është ftuar në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Asamblisti shqiptar shtoi se edhe përkundër këtij fakti, Kurti s’mund ta ndajë nga vetja rolin e tij të kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat