Ismet Kryeziu: PDK duhet të hap krahun!

Zgjedhjet 2014

Ismet Kryeziu: PDK duhet të hap krahun!

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 17:38

​Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu ka thënë se Kosova është duke u ngulfatur me probleme të shumëta për shkak të vonesave në formimin e institucioneve të reja, prandaj sipas tij PDK-ja duhet të dorëzohet në luftën për pushtet në mënyrë që koalicion LDK, AAK, Nisma ta formoj Qeverinë dhe vendi të ec përpara në proceset nëpër të cilat po kalon.
Sipas tij vetëm ndërrim i shpesht i Qeverisë do të ndikonte në përmirësimin e situatës në vend.
Këto vlerësime Kryeziu i ka postuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.
Ky është shkrimi i plotë i Kryeziut:
PDK duhet të hap krahun.
Gjatë këtyre ditëve në të gjithat mediat, të bjen të shohësh dhe të lexosh për keqmenxhim, korrupsion, krime ndaj njerëzimit,abuzime seksuale me të mitur nëpër zyra, abuzim seksual me njerëz të paaftë mendërisht , do shohësh monstruma duke prerë fëmijë në fyt. etj, etj. Formimi i institucioneve është nevojë emergjente, duhet të formohen dhe të veprojnë në parandalimin e këtyre situatave, se përndryshe vendi është duke shkuar për lesh. Për të miren e vendit tani çka do të mund të bëjë PDK në këtë situatë është të hap krahun. Jo pse po ekzaltohemi nga këta që do vinë, por sepse një ditë dhe këta: LDK, AAK e NISMA duhet të hapin krahun. Këtë vend vetëm rrotacioni i shpeshtë politik mundë ta kthejë në binarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat