Presidentja Jahjaga mandaton Haradinajn për kryeministër, pas dështimit të PDK-së

Zgjedhjet 2014

Presidentja Jahjaga mandaton Haradinajn për kryeministër, pas dështimit të PDK-së

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 17:03

“Presidentja Atifete Jahjaga në bazë të kompetencave që ka, ajo duhet ta thërras koalicionin që ka shumicën dhe ta mandatojë për krijimin e Qeverisë”.


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-NISMA do t’ia jep mandatarin herën e dytë. Të paktën kështu thonë burimet e gazetës “Bota sot” brenda Presidencës.
Por, kështu thonë edhe bashkëbiseduesit e gazetës, analistët, që presidentja pasi ta mandatoj herën e parë fituesin e zgjedhjeve që në këtë rast është Partia Demokratike e Kosovës, pra partia e ish kryeministrit Hashim Thaçi, e që natyrisht se, nuk do të mund ta formojë Qeverinë pasi blloku opozitare i ka numrat, Presidentja Jahjaga, do të ia jep mandatarin bllokut për ta zgjedhur kryeministrin, pra Ramush Haradinaj.

Së pari pritet dështimi i PDK-së

Ish deputeti i Kosovës, Driton Tali, thotë se, pasi të dështon kandidati i parë i nominuar nga Presidentja Jahjaga për Kryeministër, atëherë do të kërkojë që ta formoj Qeverinë koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-NISMA.
“Unë them se po! Zonja Presidente, pasi që kandidati i PDK-së të dështojë, do të kërkojë që Qeverinë ta formojë kandidati i koalicionit paszgjedhor. Unë nuk besoj se znj. Presidente do të kërkojë që edhe herën e dytë dikush nga PDK të tentojë të formojë Qeverinë sepse ajo kërkesë në rrethanat aktuale është e pa kuptimtë”, thotë Tali.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat