LDK-AAK-Nisma pse nuk e shkarkuat Jahjagën?

Zgjedhjet 2014

LDK-AAK-Nisma pse nuk e shkarkuat Jahjagën?

Nga: Hava Orana Më: 27 korrik 2014 Në ora: 17:01

Partnerët e koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kurrsesi të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Që nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Isa Mustafa me shumicën e Kuvendit, mospajtimet veç se kanë filluar. Presidentja e Kosovës nuk po i përfill kërkesat e bllokut LDK-AAK-Nisma, por për secilën çështje po i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Ngjashëm sikurse Presidentja Jahjaga, edhe Partia Demokratike e Kosovës dërgoj zgjedhjen e kryekuvendarit në Kushtetuese. Kërkesa e PDK-së bëri që të pezullohet pozita e Isa Mustafës si kryetar Kuvendi. Derisa Kushtetuesja mori këtë vendim që aspak nuk i shërbeu koalicionit LDK-AAK-Nisma, e në të njëjtën kohë shkaktoj bllokimk institucional, këta të fundit druhen për vendimet e ardhshme që mund të merr Kushtetuesja e Presidentja, në rastin e krijimit të Qeverisë.

Akuzat për standarde të dyfishta

Ata po e kritikojnë Gjykatën Kushtetuese se po përdor standarde të dyfishta në çështjen e kryeparlamentarit, ndërsa presidenten Atifete Jahjaga e kanë kritikuar për qëndrim inferior ndaj zhvillimeve të fundit në vend. Kështu, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova po duket “shtet pa shtet”. Ai e ka kritikuar presidenten Atifete Jahjaga se po lejon që të rrezikohet demokracia dhe e ardhmja e vendit.

“Presidentja, si i vetmi institucion me legjitimitet kushtetues, as nuk shtron pyetje dhe as nuk vepron, por lejon që të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e vendit. Dikush duhet ta merr përgjegjësinë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Mustafa.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat