A po i ndihmojnë PDK-së kontestet në Kushtetuese ta rrisë numrin e votave!?

Zgjedhjet 2014

A po i ndihmojnë PDK-së kontestet në Kushtetuese ta rrisë numrin e votave!?

Nga: Hava Orana Më: 24 korrik 2014 Në ora: 17:10

Edhe një shansë e re për Partinë Demokratike të Kosovës, nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit duket se i dha më shumë kohë për t’i bërë numrat për krijimin e Qeverisë dhe kryetarit të Kuvendit. Nuk ishte i rastësishëm ‘kërcënimi’ i PDK-së se do ta dërgoj në Kushtetuese çështjen e kryekuvendarit.

Gjykata Kushtetuese ditët e fundit ka marrë rolin kyç në zgjidhjen e problemeve politike në vend. Cilido që ka një dilemë po i drejtohet asaj, qofshin edhe çështjet më të rëndësishme të vendit. Edhe Presidentja kohët e fundit të gjitha po ia lë në dorë e asaj. E përgjigjet e Kushtetueses tashmë veç se dihen. Vendimet e saj po i krijojnë kohë partisë në pushtet të realizoj planet e saj, që i dështuan në seancën e 17 korrikut.

Me vendimin e fundit për pezullimin e pozitës së kryetarit të Kuvendit, Gjykata Kushtetuese ia la “topin” në këmbë PDK-së, që të manipulojë vetë si të dojë. Ajo i dha PDK-së hapësirë që deri më 18 shtator me doemos të bëj një zgjidhje, e pas kësaj date vështirë se edhe Kushtetuesja do të mund t’i kryejë punë PDK-së së “braktisur”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat