Gjykata Kushtetuese po thyhet nga trysnia e PDK-së

Zgjedhjet 2014

Gjykata Kushtetuese po thyhet nga trysnia e PDK-së

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 24 korrik 2014 Në ora: 17:05

Beteja për institucione të pavarura në Kosovë duket se vetëm sa ka nisur. Nuk janë në sprovë vetëm partitë dhe institucionet politike, por tani edhe ato të drejtësisë. Deri në vendimin e fundit Gjykata Kushtetuese ka vazhduar të shikohet me simpati, si një institucion i pavarur, që mbase i vetmi vazhdonte të ruante kredibilitetin, jo vetëm të gjyqësorit, por edhe të demokracisë në Kosovë. Disa i radhisnin si vargonj të suksesit shkarkimin e dy presidentëve, por kur ngriu edhe Kuvendin e Kosovës, tashmë edhe vendimet e saj në të kaluarën po shihen me dyshim. Nëse edhe atëherë ka mundur të kishte ndikime politike apo skenarë të tjerë.

Së fundi, pasi njërën çështje atë të mandatarit e dërgoi në Kushtetuese Presidentja nën ndikimin e PDK-së, dhe tani edhe vetë PDK-ja çështjen e kryekuvendarit, zërat paragjykues për vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë shtuar.

Avni Arifi, këshilltari politik i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë për gazetën “Bota sot” se, e respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por sipas tij, është krijuar një breng se Gjykata po i nënshtrohet PDK-së. “Konform komunikatës së Bllokut ne e respektojmë, por janë paraqitë standarde të dyfishta dhe ky vendim ka elemente që jep me u krijua brengë se Gjykata Kushtetuese po i nënshtrohet presionit të Partisë Demokratike të Kosovës”, thotë Arifi.

Kurse, Nexhmedin Spahiu, analist politik dhe publicist, thotë se, Gjykata Kushtetuese është segment i PDK-së, dhe asnjëherë nuk ka qenë e pavarur. “Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk ka presion nga Partia Demokratike e Kosovës, por ajo është segment i PDK-së, dhe nuk ka qenë kurrë e pavarur”, thotë Spahiu për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat