Ismet Kryeziu i shqetësuar: A po rrëshqasim drejt një shteti kontravers

Zgjedhjet 2014

Ismet Kryeziu i shqetësuar: A po rrëshqasim drejt një shteti kontravers

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 18:28

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar ndaj vendimeve që sot ka ndërmarrë qeveria e vendit. Ai ka thënë se Kosova ka rrezik që të rrëshqas nga një shtet “sui generis” në një shtet kontrovers. Në një postin në Facebook ka thënë ministrat që janë zgjedhur deputet, duhet të heqin dorë nga njëra pozitë.
Në vazhdim e gjeni shënimin e plotë të Ismet Kryeziut në Facebook.
A po rrëshqasim nga shteti “sui generis” në shtetin “kontravers” me një legjislacion dhe kushtetutë kontraverse. A thua duhet të shkojë në gjykatë kushtetuese dhe Hashim Thaqi, Hajredin Kuqi, Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi, Besim Beqaj. Mahir Jagxhillar, Slobodan Petrovic, Nenad Rashic etj . Sipas kushtetutës deputetët nuk mundë të mbajnë dy pozita, në legjislativ dhe në ekzekutiv, duhet të heqin dorë nga njëra pozitë. Madje nëse e kam parë mirë në një storie televizive dhe Blerand Stavileci merrte pjesë në seancen plenare të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat