Vetëvendosje i bashkohet bllokut LDK-AAK-Nisma

Zgjedhjet 2014

Vetëvendosje i bashkohet bllokut LDK-AAK-Nisma

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 16:12

Lëvizja Vetëvendosje do t’i bashkëngjitet koalicionit LDK-AAK-Nisma për t’i dërguar komentet në Gjykatën Kushtetuese ndaj kërkesës së parashtruar nga PDK-ja.
Këtë e ka konfirmuar deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila tha se në parim janë dakorduar me bllokun, se Grupi me i madh Parlamentar i takon atij që ka shumicën në Kuvend.

Ndërsa, nuk ka dashur të konstatoj nëse ky akt është shenjë që Vetëvendosje mund të hyjë në Qeveri me koalicionin LDK-AAK-Nisma.

Deputetja e zgjedhur në mandatin e dytë rresht nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se kërkesën për t’i dërguar në Kushtetuese komentet e tyre e kanë marr sot.

Haxhiu thotë se ekziston një draft i cili është hartuar nga blloku, por që ende nuk është final, pasi edhe ata do t’i dërgojnë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre dhe pastaj bashkërisht do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Po, ne zyrtarisht sot jemi njoftuar nga Gjykata Kushtetuese për dhënien e komenteve ndaj kërkesës së parashtruar nga ana e PDK-së. Si subjekt politik do t’i dërgojmë komentet sa i përket kësaj çështje, mirëpo jemi dakorduar që komentet tona t’i dërgojmë bashkë me Grupin Parlamentar LDK-AAK-Nisma”, tha Haxhiu.

Deputetja Haxhiu nuk ka treguar se si do të japin komentet e tyre, nëse ka pasur ose jo shkelje, ndonëse ajo tha se shkelje të rregullores dhe Kushtetutës ka pasur nga ana e PDK-së.

“Unë konsideroj se ka pasur shkelje nga ana e PDK-së, fillimisht me zënien e ulëseve aty ku i përket Grupit me të madh Parlamentar, pra kanë vepruar në shpërputhje të plotë me vendimin e Kuvendit. Më pas ka pasur një uzurpim nga ana e PDK-së dhe pengim të punës së seancës konstituive dhe kjo është bërë e ditur. Pra ne si deputetë të Kuvendit veç sa kemi mbrojtur rregulloren dhe Kushtetutën e Kosovës, pra ka pasur jo shkelje nga ana e 83 deputetëve, por nga ana PDK-së të cilët e penguan dhe uzurpuan Kuvendin”, theksoi ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat