Demanton Ramadani: Nuk ka takim me PDK-në

Zgjedhjet 2014

Demanton Ramadani: Nuk ka takim me PDK-në

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 14:33

AAK e ka demantuar spekulimet për një takim të mundshëm ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
E ka demantuar anëtari i AAK-së, Burim Ramadani i cili ka thënë është e vendosur t’i qëndrojë besnike koalicionit me LDK-në dhe Nismën, dhe nuk ka pasur e as nuk do të ketë takime të tilla me PDK-në.

“Nuk ka takime me PDK
Nuk ka asgjë të vërtetë është një spekulim i radhës që vjen nga strukturat e PDK’së. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është e vendosur t’i qëndrojë besnike koalicionit me LDK’në dhe Nismën, dhe nuk ka pasur e as nuk do të ketë takime të tilla me PDK’në.
Takimi i vetëm që do ta kemi me ta është ai i pranim-dorëzimit të detyrave, pas formimit të institucioneve të reja”, ka shkruar Ramadani në Facebook. A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat