Isufi: Nuk ekziston ngërçi politik

Zgjedhjet 2014

Isufi: Nuk ekziston ngërçi politik

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 23 korrik 2014 Në ora: 11:17

Isufi për gazetën “Bota sot” thekson se, nuk ka asnjë logjik që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi tashmë është bërë konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe janë betuar deputetët.

“Derisa kemi pasë zgjedhje nga të cilat është dalë konstatimi se kanë qenë të rregullta dhe demokratike dhe poashtu nuk janë kontestuar nga asnjë palë madje është bërë edhe konstituimi i Kuvendit dhe janë betuar deputetët nuk ka asnjë logjikë që të ketë kthim prapa”, thotë ai.

“Tani e ka fjalën Gjykata Kushtetuese për të vlerësuar zhvillimet në seancën e cila ka pasur dobësi në udhëheqje të rendit të ditës, por rezultatet e dala nga kjo seancë kanë qenë krejtësisht transparente dhe në esencë legjitime. Nuk ekziston ngërçi politik, por janë afatet ligjore për krijimin e institucioneve valide dhe stabile. Në këtë proces duhet të ecet përpara dhe jo të përmbyset rendi demokratik”, deklaron Ahmet Isufi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat