Jahjaga i përgjigjet Ramushit: Keni vetëpërmbajtje nga presionet politike

Zgjedhjet 2014

Jahjaga i përgjigjet Ramushit: Keni vetëpërmbajtje nga presionet politike

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 16:57

Zyra e Presidentes, Atifete Jahjaga u është përgjigjur disa paralajmërimeve të kandidatit të bllokut LDK, AAK dhe Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj në lidhje me çështjen e nominimit të mandatarit për formimin e qeverisë së ardhshme.

“Duke kërkuar nga të gjitha palët vetëpërmbajtje nga presionet politike, Zyra e Presidentes thekson se kandidati për kryeministër do të nominohet, në respektim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 (14) dhe nenit 95, si dhe në pajtim me procedurat dhe afatet e parapara me Kushtetutë”, thuhet në reagimin e Zyrës Jahjagës.

Zyra e Presidentes “rithekson faktin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme për të gjitha institucionet e vendit dhe se do t’i zbatojë me përpikëri ato”.

Sqarimet nga Presidenca pasuan deklaratën e Haradinajt ku thuhej se presidentja po rrezikon ta shkel kushtetutën.

“Ka mundësi që ne ta pyesim Gjykatën Kushtetuese a ka vepruar drejtë Presidentja që nuk e ka ushtruar të drejtën e vetë për ta nominuar mandatarin, pasi që ka ndodhë seanca. Presidentja po rrezikon që ajo vetë të shkelë kushtetutën”, kishte deklaruar haradinaj.

Ai e kishte paralajmëruar Jahjagën se veprimi i bllokut LDK, AAK dhe Nisma mbetet çështje e hapur, në rast se ajo nuk e shfrytëzon kohën për nominimin e mandatarit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat