Ekskluzive:

Zgjedhjet 2014

Ekskluzive:

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 14:00

Tentimet e disa hershme mes LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosjes për një marrëveshje, si duket kanë ardhur drejt fundit dhe ka një marrëveshje. Por kjo marrëveshje ka ndryshuar shumë nga draftet e me hershme dhe është ndalë në kushte të tjera. Në fakt kjo marrëveshje është jo e koalicionit, por është bërë hit në rrjete sociale.

Lexojeni më poshtë marrëveshjen:

Marrëveshje e Parimeve ndërmjet koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit 2014, në të cilat pësuam debakël, më shumë dhe më shpejt se kurrë bashkë duhet të bashkojmë interesant partiake e personale, për të drejtuar edhe ne poste qeveritare.
Subjektet e koalicionit LDK-AAK-Nisma, në partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje zotohen se Qeveria e re do të mbështesë dhe sigurojë:

I. Dialog parimor me Serbinë, kualitativ dhe të përgatitur mirë i cili nënkupton:

1) Vlerësimin e protestave të zhvilluara kundër dialogut dhe mundësisë që të gjitha fotografitë dhe xhirimet nga to të fshihen.

2) Fillimin e dialogut me Departamentin e Shtetit, që SHBA-të të pranojnë Albin Kurtin dhe krerët e VV-së në zyrat e institucioneve të tyre.

3) Vendimet për çështjet e mëdha, tenderë, e projekte zhvillimore merren përmes konsensusit, por me një fuqi tre votash të Nismës për Kosovën.

2) Të gjitha dallimet mes palëve eliminohen me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, si në vijim;

- Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës nuk e shpalle në shitje veturën Audi Q7, por të njëjtën ia dërgon Kuvendit të Kosovës për obligimet zyrtare të Kryetarit të Kuvendit, Isa Mustafa.

- Vetëvendosje merre obligim të fshijë video-xhirimin me djalin e Isa Mustafes dhe ky i dyti tërheq akuzat për VV-në për montazh të kësaj video.

- Shpend Ahmeti të tërheq prapa të gjitha dosjet e dërguara në prokurori për hetim të qeverisjes Mustafa në Prishtinë,

- Të ndalet haraçi,

- Të ndalohen SMS-et mes palëve,

- Dhe çështje të tjera që dalin si pengesë nga e kaluara për qeverisje në të ardhmen;

3) Agjencionet e pavarura shtetërore dhe ndërmarrjet publike do të kenë përfaqësim të barabartë të të gjitha partive në koalicion;

4) Një nga ministritë duhet t’i takojë një tezaku, daj, nip apo një të afërmi tjetër të zotit Ramush Haradinaj.

5) Hapet Ministria e Shmekit, dhe ajo rezervohet për Kryetarin e të Rinjve të LDK-së, zotin Armend Ibrahimi.

6) Vjosa Osmani nga LDK dhe Donika Kadaj nga AAK do të jenë përgjegjëse për organizimin e kanagjeqeve dhe dasmave të zyrtarëve të partive të koalicionit.

7) Çdo 100 ditë të qeverisjes, anëtarët e koalicionit do të japin e vlerësimet më pozitive të mundshme, duke e theksuar si 100 ditshin më të mirë qeverisës te të gjitha kohërave.

8) Fisnik Ismajlit nga Vetëvendosje për katër vjetët e ardhshme do t’i alokohen fonde për dizajnimin dhe punimin e nga një obelisku për secilin lider të partive në koalicion.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat