VV nuk e përjashton hyrjen në qeveri edhe nëse pjesë e saj është “Lista Srpska” (Video)

Zgjedhjet 2014

VV nuk e përjashton hyrjen në qeveri edhe nëse pjesë e saj është “Lista Srpska” (Video)

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 20:48

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk e ka përjashtuar mundësinë e hyrjes së VV’së në qeveri, edhe në rast se aty do të jetë edhe “Lista Srbska”.
Ai ka lënë të kuptohet se e rëndësishme është vetëm që të pranohen kushtet e Vetëvendosjes.

“Nëse ajo qeveri vjen dhe na thotë se do të jemi në koalicion me “Srbska” dhe thotë se veprimi i parë është themelimi i Asociacionit, atëherë VV nuk hyn aty”, ka thënë Ymeri.

Ai ka thënë se përgjigjia e saktë e VV’së për këtë çështje, mund të jetë pasiqë të ndodhin takime, ku la të kuptohet, se në to do të jetë e pranishme edhe Lista Sbrska.

“Mendoj se përgjigjen e saktë mund ta jap pasiqë të kemi takime dhe të shohim se çka po ndodhë”, ka thënë Ymeri.

“Në një rast të tillë do ta shohim se çka do të bëjë ajo qeveri. Por po them se nëse një qeveri i pranon kriteret e VV’së, atëherë VV është e gatshme të hyjë aty, nëse pranohen atëherë VV është e gatshme”, ka thënë ai.

Ymeri ka thënë se kjo parti nuk ka besë në liderët e koalicionit.

Ai ka thënë se Vetëvendosje është e interesuar të dijë se cilat politikat do t’i ndjekë qeveria e jo cilët emra do të jenë nëpër zyre.

“Vetëvendosje do të jetë e pakompromis ndaj cilitdo të korruptuar, pavarësisht nga cila parti do të vjen”, ka thënë Ymeri në emisionin “Politico” të Rrrokum TV.

Ai ka thënë se VV’së i është ofruar posti i kryeministrit por nuk i beson kësaj partie dhe mendon se duhet të largohet nga pushteti.

“Vetëvendosje ka kapacitet për të udhëhequr kryeministrinë por me PDK’në nuk duam të bashkëpunojmë sepse aspak nuk i besojmë dhe mendojmë se PDK nuk duhet të jetë assesi në pushtet”, ka thënë Ymeri.

“Ideja e pjesëmarrjes ka qenë që të bëhet një qeveri me 4 parti politike natyrisht me ide të tjera nga ato që janë tash”, ka thënë Ymeri.


VV EDHE ME LISTEN SRPSKA NE KOALICION by RrokumTelevision

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat