PDK i frikësohet humbjes së pushtetit, privilegjeve dhe monopolit

Zgjedhjet 2014

PDK i frikësohet humbjes së pushtetit, privilegjeve dhe monopolit

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 21 korrik 2014 Në ora: 16:59

Shtyrjet e formimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjeve të 8 qershorit si duket nuk kanë fund. Krejt këto po bëhen nga Partia Demokratike e Kosovës, pasi në këto zgjedhje dolën fituese me vota, por kurrsesi nuk po arrijnë ta formojë Qeverinë. Kjo për faktin se si asnjëherë më parë ndodhi bashkimi i partive shqiptare, madje edhe e nënshkruan marrëveshjen LDK-AAK dhe NISMA, dhe me mbështetje të Vetëvendosjes.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje pritet që t’i bashkohet këtij blloku opozitar në mënyrë që në qeverinë e Kosovës të kemi një shumicë shqiptare, dhe të mos përsëriten Qeveritë e kaluara ku pa pëlqimin e minoriteteve asnjë vendim nuk ka mundur ta formoj sidomos Qeveria Thaçi 1 dhe 2. Por këto zvarritje a janë synim i PDK-së që të blej kohën derisa të bëhet dobësimi i EULEX-it, ku pritet që në shtator t’i fillojë të transferojë shumicën e kompetencave tek autoritetet vendore, apo për çfarë arsye po bëhet kjo ngecje?

Analisti politik, Krenar Shala, nga Instituti KIPRED, nuk beson që qëndron fakti se shtyrjet e formimit të konstituimit të institucioneve të Kosovës janë zvarritje për ta blerë kohën PDK-ja derisa EULEX-i në shtator të fillojnë transferimin e shumë kompetencave tek autoritetet vendore.

Shala pohon se, Blloku opozitar duhet me filluar arrestimet masive për krim të organizuar dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë, përndryshe EULEX-i do të luaj rolin e stabilitetit më shumë sesa atë të konsolidimit të shtetit ligjor.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat