PDK dërgon në Kushtetuese çështjen e “grupit më të madh parlamentar”

Zgjedhjet 2014

PDK dërgon në Kushtetuese çështjen e “grupit më të madh parlamentar”

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 17:01

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të mbajtur, e ka përcaktuar koalicionin LDK-AKK-Nisma për Kosovën si grupin më të madh parlamentar.

Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se kjo është në pajtim me Kushtetutën dhe se për këtë është pajtuar edhe Kryesia e Kuvendit.

Mirëpo, këtë vendim, Partia Demokratike e Kosovës po e sheh si të pamundshëm. Ndërkaq, sipas burimeve brenda partive politike, mësohet se këtë vendim PDK do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, pasi që, sipas tyre, vendimi bie ndesh me të gjitha Ligjet e Republikës së Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat