Kurti: Nuk mund të vazhdojmë me takime pa marrëveshje të shkruar

Zgjedhjet 2014

Kurti: Nuk mund të vazhdojmë me takime pa marrëveshje të shkruar

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 15:46

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të Nisma për Kosovën dhe të minoriteteve janë regjistruar sot në Kuvendin e Kosovës, si deputetë të rinj të legjislaturës së pestë. Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, duke folur për hyrjen në koalicionin qeverisës me LDK-AAK-Nisma, tha se më nuk mund të vazhdojnë vetëm të takohen dhe të dakordohen e përafrojnë qëndrimet, por duan që e gjitha kjo të përmbyllet deri të dielën me një marrëveshje, në mënyrë që ata të marrin vendim nga anëtarësia e VV-së nëse do t’i bashkohen koalicionit ose jo.

E, në anën tjetër Kryetari i Kryesisë së Nismës Fatmir Limaj tha se secila parti që ulet për të biseduar, duhet ta ketë parasysh edhe kompromisin, kompromis ky sipas tij, partiak. Ndërsa, në anën tjetër minoritetet ende nuk kanë vendosur se me kënd duan të qeverisin, përveç se kanë shprehur interesimin që ata të jenë pjesë e ekzekutivit me cilindo bllok.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje tha pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës, se ata do të punojnë me nderë e me përkushtim duke u bazuar në alternativën e tyre qeverisëse, brenda konceptit të LVV-së dhe për qëllimet e lëvizjes së tyre.
Kurti, ka ritheksuar edhe një herë se treshja e koalicionit LDK-AAK-Nisma, duhet t’i përgjigjet VV-së për kushtet që i ka shtruar, për dialogun dhe privatizimin, edhe pse ai tha se nuk është ultimatum.

Kurti: Votat e VV-së në Kuvendi duhet doemos të paraprihet nga marrëveshja e shkruar
“Ç’është e vërteta unë asnjëherë se kam përmendur fjalën ultimatum, mirëpo është e vërtetë se kam thënë shumë qartë se deri të dielën ne presim që subjektet e koalicionit LDK-AAK-Nisma të na përgjigjen lidhur me dokumentin që ne e kemi dërguar tek ata me datën 8 korrik lidhur me dy kriteret themelore të Vetëvendosjes, për dialogun dhe privatizimin.

Pra, konsiderojmë se nuk mund të vazhdojmë më kësisoj me takime e dakordime verbale pa marrëveshje të shkruar. Pra, votat e VV-së në Kuvendin e Kosovës duhet doemos të paraprihet nga marrëveshja e shkruar”, tha Kurti.

Ai shtoi se nuk ka kuptim që dakordimet e përafrimet mes tyre të vazhdueshme të mos rezultojnë me marrëveshje të shkruar. Kurti tha se Vetëvendosje për çfarëdo koalicioni në të ardhmen e ka të domosdoshëm referendumin brenda anëtarësisë së vet, pasi është oblig im i tyre statutar, e cili nuk mund të kryhet më larg se sa menjëherë në fillim të javës së ardhshme.

Ai tha se nuk mund të shkojnë në seancën e së enjtes pa e definuar në mënyrë të shkruar marrëveshjen së pari, e se dyti edhe pa e pasur edhe aprovimin e saj në anëtarësinë e saj.
Ndërsa, në anën tjetër Kryetari i Kryesisë së Nismës Fatmir Limaj në situatën e krijuar të gjithë duhet të jenë të relaksuar, pasi ai që subjekt politik apo koalicion që e bënë shumicën ka të drejt të qeverisë me vendin, pasi këto janë rregulla ligjore e të demokratike.

Limaj: Ai që bënë shumicën i uroj qeverisjen
“Edhe këto zhvillimet e fundit janë në shërbim të forcimit dhe pjekurisë demokratike në vendin tonë, prandaj unë i ftoj të gjithë që të jenë të relaksuar edhe ata të cilët e krijojnë shumicën duhet ta qeverisin vendin, kushdo që krijon shumicë n ne i urojmë sukses në qeverisjen e vendit dhe realizimin e objektivave....

Natyrisht, pse jo, nëse ata e kanë shumicën pse jo, dhe është gjëja më normale, jo që është normale, por përveç që është normale është edhe ligjore, demokratike në qoftë se një parti politike arrin ta krijoj shumicën atyre u takon qeverisja e vendit sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Në anën tjetër nëse një subjekt tjetër ose koalicion tjetër ka siguruar shumicën e njëjta gjë duhet të reflektohet edhe në anën tjetër”, tha Limaj.
Ndërsa, në anën tjetër duke komentuar kërkesën e Vetëvendosjes për t’iu kthyer përgjigje rreth kritereve të tyre për ta mbështetur koalicionin opozitarë, Limaj tha se secili subjekt kur hyn në bisedime duhet ta ketë parasysh edhe kompromisin.

Limaj: Në demokraci ndërtimi i marrëveshjeve është kompromis
“Në demokraci ndërtimi i marrëveshjeve është kompromis, secila palë që ulet të bisedoj për tu bashkuar rreth një programi duhet ta ketë qartë se duhet të bëjë kompromise, kompromise të cilat ofrojnë njëra tjetrën, kompromise partiake, jo kompromise në interesit të vendit”, tha Limaj.

Ai shtoi se ekspertët e partive të tyre janë duke punuar në fuzionimin e një teksti dhe shpreson që do të arrihet marrëveshja.
Por, në anën tjetër minoritetet ende nuk kanë vendosur se kënd do ta mbështesin në formimin e Qeverisë së re.

Sllobodan Petrovic nga SLS-ja thotë se ata do ta respektojnë ligjin dhe mandatari i parë që thirret për ta ndërtuar qeverinë do të pranojnë konsultat me të, ndonëse sipas tij, të gjitha partitë që janë në Kuvend i njohin dhe kanë bashkëpunuar me to.

Petrovic: Do t’i përgjigjemi mandatarit të parë për themelimin e Qeverisë
“Përfaqà «suesit serb në Kuvend kanë qëndrim se duan të jenë pjesë e përbërjes së institucioneve, pra kemi fituar mandatin që të jemi në Parlament, duam të marrim përgjegjësi edhe ne qeveri dhe logjikisht ai që është mandatar i cili sigurisht që do të jetë edhe kryeministër i ardhshëm do të duhej të thërret të gjithë aktorët politik dhe ne do të përgjigjemi secilit”, tha Petrovic.

Ai ka shtuar se sa i përket dialogut me Serbinë, është rruga e cila i prêt që së bashku t’i kalojnë të gjitha pengesat para tyre, por sipas tij, nuk ka askush të drejtë në cilëndo mënyrë të bëjë pengesa në këtë drejtim.

Kurse, Nenad Rashiq kryetari i SDS-së, tha se nuk e sheh të arsyeshme që serbët të jenë pjesë e opozitës, derisa tha se ende nuk kanë vendosur se cilin subjekt politik do ta përkrahin.
Rashiq: Nuk kemi vendosur kënd ta mbështesim
“Ne si parti p olitike ende nuk kemi vendosur se në cilën anë do të shkojmë, por me siguri se do të jemi afër me çdo subjekt ose grupacioni politik që ka mundësinë e krijimit të Qeverisë së re në shoqërinë kosovar, që do të thotë se jemi të gatshëm të punojmë me të gjithë por në këtë moment nuk mund ta perceptoj se kush prej elementeve do të jetë më i fuqishëm ë ta fitoj këtë garë”, tha Rashiq.

Edhe, kryetari i partisë turke, KDTP, Mahiri Yagcilar tha se ata një herë janë duke tentuar ta formojnë një grup parlamentar, sikurse në legjislaturat e kaluara, pastaj do të shohin se si do të veprojnë.

Yagcilar: Nevojitet një koordinim midis faktorëve politik
“Kjo çështje është krejt normale, sepse nevojitet krimi i institucioneve dhe besoj se si deputet nga komuniteti turk që do të formohen institucionet dhe shteti do të funksionoj, dhe nevojitet një koordinim mid is faktorëve politik, ku në këtë aspekt ne biseduam me të gjitha partitë politike të cilat janë brenda parlamentit të Kosovës”, tha Yagcilar.

Ai tha se veprimet e tyre do të jenë sipas kushtetutës, në një farë mënyre janë të detyruar të jenë pjesë e institucioneve, duke qenë se kushtetuta e thotë se një ministri, e disa zëvendësministra duhet të jenë nga komunitetet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat