Të premten Këshilli i Përgjithshëm autorizon kryesinë ti emërojë ministrat e LDK-së në qeveri

Zgjedhjet 2014

Të premten Këshilli i Përgjithshëm autorizon kryesinë ti emërojë ministrat e LDK-së në qeveri

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 17:19

Kryesia e LDK-së dhe kryetari Isa Mustafa do të autorizohet që të emëroj ministrat e rinj të LDK-së që do të jenë pjesë e qeverisë së re LDK-AAK-NISMA.

Kryesia e LDK-së dhe kryetari Isa Mustafa do të autorizohet që të emëroj ministrat e rinj të LDK-së që do të jenë pjesë e qeverisë së re LDK- AAK- NISMA. Të premten me 11 korrik në sallën e konferencave “Orion” (QT Lesna), rr.”Rexhep Luci”, Prishtinë, në ora 16:30 do të zhvillohet mbledhja me dyer të mbyllura e 115 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Për këtë mbledhje janë paraparë dy pika kryesore: 1) Shqyrtimi dhe aprovimi i marrëveshjes LDK- AAK- NISMA, përgatitja e seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës; 2) tema të ndryshme.
Ndërsa, të martën (8 korrik) kryetari Isa Mustafa ka zhvilluar mbledhjen me kryetarët e degëve të LDK-së. në këtë takim Isa Mustafa ka sqaruar se këto ditë s’ka pasur asnjë takim në mes të zyrtarëve të LDK-së dhe PDK-së, sepse LDK kategorikisht ka refuzuar kontaktet me PDK-në.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat