LDK-ja merr 11 ministri, 5 ministri AAK e NISMA, 3 pakicat

Zgjedhjet 2014

LDK-ja merr 11 ministri, 5 ministri AAK e NISMA, 3 pakicat

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 17:13

Derisa janë caktuar postet më të mëdha të qeverisë kur koalicioni LDK-AAK-Nisma të merr pushtetin, një ndarje e tillë nuk është bërë ende rreth ministrave e zëvendësministrave. Derisa Partia Demokratike e Kosovës kishte pushtetin, opozita e kishte kritikuar për numrin e madh të ministrive dhe kabineteve të tyre. Deri më tani nga qeveritë që janë krijuar nga qeveria e fundit, ekzistojnë 19 ministri gjithsej.
Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar disa herë se nuk ka diskutuar me koalicionin LDK-AAK-Nisma për ndarjen e posteve, por ka diskutuar vetëm rreth kushteve të tyre. Ndërkaq partnerët e tjerë të koalicionit gjatë tërë kohës deklarohen se nuk kanë diskutuar ende për këtë çështje.

Kryetari i komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili është parë pothuajse në secilin takim që LDK-ja ka zhvilluar me liderët e koalicionit, nga AAK-ja e Nisma, thotë se ende nuk është diskutuar kjo çështje. E përfaqësues të AAK-së, nuk e kanë komentuar fare.

Analisti politike Jeton Kelmendi sa i përket asaj se si do të duhej të bëhej ndarja e ministrive, thotë se fillimisht LDK-ja, AAK-ja e Nisma për Kosovën kanë bërë një marrëveshje pa parim, derisa në krye të vendit po jen një njeri që nuk ka marr më shumë se 50 mijë vota, e që sipas tij është njëra ndër shkeljet kryesore të kësaj marrëveshje. Sipas Kelmendit, lideri i LDK-së Isa Mustafa ishte në një gjendje që duhej të vendoste patjetër Thaçin, ose Haradinajn, ose dikë tjetër nga opozita për kryeministër.

“Marrëveshja ndërmjet këtyre subjekteve është bërë pa ndonjë parim, prandaj edhe zgjedhja apo ardhja në pushtet, në krye të qeverisë së ardhshme, e një njeriu që nuk ka marrë më shumë se 50 mijë vota, mendoj se është një prej shkeljeve kryesore që është bërë, dhe gjithashtu ka qenë një mani e tij dhe LDK-ja është gjetur në një formë ku është dashur ta pranoj, Thaçin kryeministër dhe Haradinajn kryeministër apo tjetrën opozitë. Do të thotë ka qenë këtu tri zgjedhje të tij dhe për fat të keq nuk i ka shpjeguar dhe është dashur t’i shpjegoj kreu i LDK-së, Isa Musafa”, vlerëson Kelmendi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat