VV ka vendosur edhe një kusht për bllokun opozitarë

Zgjedhjet 2014

VV ka vendosur edhe një kusht për bllokun opozitarë

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 16:28

Vetëvendosje nuk është zmbrapsur nga kushtet që i’a kanë vënë një qeverie të mundshme të krijuar nga koalicioni LDK-AAK-Nisma.

Lëvizja Vetëvendosje as nuk e mbështet e as nuk do të jetë pjesë e një qeverie, e cila nuk e shfuqizon marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Përderisa ndërkombëtarët vazhdojnë të insistojnë në implementimin e marrëveshjes së arritur më 19 Prill të vitit të kaluar në Bruksel, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur edhe një kusht drejt bllokut opozitarë që synon ta marrë në dorë ekzekutivin e ardhshëm.

Vetëvendosje nuk është zmbrapsur nga kushtet që i’a kanë vënë një qeverie të mundshme të krijuar nga koalicioni LDK-AAK-Nisma.

Madje Visar Ymeri ka thënë se subjekti i tyre nuk e përkrah e as nuk bëhet pjesë e një qeverie që nuk e shfuqizon marrëveshjen e 19 Prillit, që përfshinë edhe krijimin e Asociacionit të Komunave Serbë në Kosovë.

“Para se të merr vendim VV-ja se çfarë vendimi do ta kemi karshi qeverisë së re është edhe kjo. Parimet që i kemi caktuar ne e prekun edhe marrëveshjen e 19 prillit dhe krijimin e asociacionit. Në të cilat duhet të kemi pajtueshmëri paraprake, përndryshe lëvizja nuk mund ta përkrah qeverinë e re”, ka thënë Ymeri.

Pezullimi i vendimit për krijimin e asociacionit, nuk është kërkesa e vetme e Vetëvendosjes për ekzekutivin e ri. Këta po kërkojnë që të shfuqizohet në tërësi marrëveshja e arritur në Bruks el, si dhe të ndryshoj forma e dialogimit me palën serbe.

“Në diskutimet me subjektet tjera për mundësinë e krijimit të qeverisë me AAK-LDK-Nisma, ne kemi thënë që duhet të ndryshojë edhe karakteri edhe formati i dialogut, si dhe në anën tjetër duhet që kjo marrëveshje të mos zbatohet ku ne kemi propozuar që ta dërgojmë në Komisionin e Venedikut në mënyrë që ta vlerësojmë përputhmërinë e kësaj marrëveshje edhe me kushtetutën e vendit por edhe me standardet dhe të drejtat univerzale të njeriut”, ka thënë ai.

Ymeri e ka arsyetuar këtë qëndrim, me dëmet që sipas tij do t’i bëheshin vendit me themelimin e këtij Asociacioni. Ai ka thënë se krijimi i kësaj bashkësie, do ta qonte Kosovën drejt Bosnjëzimit.

“Ky asociacion nuk bën të themelohet për shkak se e shohim si një prej asociacioneve në rrugëtimin e Kosovës drejt bosnjëzimit dhe kjo ndarje e Kosovës e cila thellohet, konkretizohet e formalizohet p ërmes asociacionit është jashtëzakonisht e dëmshme për vendin sepse do ta pamundësojë shtetndërtimin, pra krijimin e një demokracie të mirëfilltë dhe si dhe do ta pamundësoj funksionalizimin e Kosovës si një shtet me territori unik”, ka thënë ai.

Ndryshe, është paralajmëruar që Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë do të themelohet më 1 Shtator të këtij viti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat