Vlora Çitaku po largohet pasi nuk do të identifikohet me PDK’në

Zgjedhjet 2014

Vlora Çitaku po largohet pasi nuk do të identifikohet me PDK’në

Më: 2 korrik 2014 Në ora: 19:06

Anëtari i Kryesisë së LDK’së Lutfi Haziri ka deklaruar se largimi i Vlora Çitakut duhet të shihet si një shenjë se ajo nuk dëshiron të identifikohet me PDK’në dhe krejt atë që po ndodhë.
Haziri e ka lavdëruar Çitakun në punën e saj si Ministre e Integrimeve duke thënë se largimi i saj është një shenjë se ajo nuk dëshiron të identifikohet më me atë që po ndodhë në vend dhe partinë e saj.

Këto komente Haziri i ka bërë në kontekst të debateve për formimin e qeverisë duke thënë se vendi nuk guxon më të shkojë në zgjedhje.

“Për mua është sinjal jashtëzakonisht alarmues për partitë politike që deputetët tërhiqen prej listës ende pa u certifikuar rezultati. Ministrja Çitaku është njëra prej autoriteteve që ka lënë gjurmë. Këtë largim e lexoj me mosdashje për t’u mos identifikuar me atë cka po na ndodh krejt neve”, ka thënë Haziri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat