Kuçi: Ose ne, ose shkojmë në zgjedhje! (Video)

Zgjedhjet 2014

Kuçi: Ose ne, ose shkojmë në zgjedhje! (Video)

Më: 1 korrik 2014 Në ora: 21:22

Partia Demokratike, nuk e ka si opsion të parë, mundësinë ta çojë vendin edhe ne një palë zgjedhje të jashtëzakonshme.
Por, nëse sjellja e opozitës vazhdon të jetë barrikaduese, atëherë, ky do të jetë opsioni i dytë.
Kështu i ka thënë televizionit Rrokum, nënkryetari i PDK-së, njëherit zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Kuçi nuk e ka hedhur poshtë as mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, në rast se PDK, nuk arrinë të krijjë qeverinë, ndonëse edhe një palë zgjedhje të jashtëzakonshme i sheh si proces të damshëm. Kuçi ka thënë se as PDK nuk ka qëndruar duar kryq, ndonëse në pritje të certifikim të zgjedhjeve, dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kanë provuar kontaktet me subjektet politike.
Megjithatë ofertat partive politike,do të ia bëjë mandatari i themelimit të Qeverisë.
“Partia Demokratike do të punoj që ta ndërtojë Qeverinë sa më shpejt që është e mundur. PDK nuk do të kontribuoj për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, janë disa arsye. Arsyeja e parë është që jemi të frikësuar që mund të kemi zgjedhje të lira, e demokratike. Arsyeja e dytë është shpenzim i madh buxhetor e tronditje për qytetarin. Po ashtu, është një sinjal i keq për botën demokratike”, ka thënë Kuçi.
Ai ka një porosi për subjektet politike, duke thënë se ndërtimi i institucioneve nuk është në vullnetin e tyre. E sjelljen e opozitës ai e sheh si sjellje xhelozie. Megjithatë, Kuçi nuk e ka mohuar mundësinë, që PDK të heq dorë nga pozita e të parit të qeverisë, vetëm të gjejë partnerët për bashkëqeverisje.


KUCI - QEVERINE OSE NA OSE SHKOJME NE ZGJEDHJE by RrokumTelevision

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat