Blloku opozitar kategorik: S’do të ketë qeveri “Thaçi 3”

Zgjedhjet 2014

Blloku opozitar kategorik: S’do të ketë qeveri “Thaçi 3”

Më: 30 qershor 2014 Në ora: 16:11

(E plotësuar) Liderët e partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje janë përafruar edhe më shumë për qëndrimet e tyre sa i përket themelimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Pas takimit që kanë zhvilluar sot, krerët e këtyre partive kanë dalë me një qëndrim të përbashkët që asnjëra si subjekt politikë ndarazi, nuk do t’i përgjigjet ftesës së PDK-së, as pretendentit të kësaj partie për çfarëdo konsultimi për krijimin e qeverisë së re.

“Ne, koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe Lëvizja Vetëvendosje, as si koalicion e as si subjekte politike ndarazi, nuk do t’i përgjigjemi ftesës së PDK-së e as pretendentit për mandatar të kësaj partie në çfarëdo konsultimi për krijimin e qeverisë së re”, thuhet në deklaratën e përbashkët të koalicionit.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se janë në fazën e dytë të bisedimeve dhe janë përafruar jashtëzakonisht qëndrimet mes subjekteve politike për të formuar qeverinë e ardhshme.

Haradinaj tha se janë të një mendimi se nuk do të ketë qeveri “Thaçi 3”.

Ndërsa për kushtet e VV-së, Haradinaj tha që edhe ata janë për një dialog të mirëfilltë dhe jo pa kushte.

Ndërsa lideri i VV-së, Albin Kurti ka thënë se janë duke përparuar bisedimet për krijimin e qeverisë së ardhshme por sipas tij kryesorja është, se nuk do të ketë qeveri “Thaçi 3”.

Ekskluzive/ Ja çfarë vendosi Gjykata: Presidentja fillimisht mandaton Thaçin, pastaj Haradinajn...

Gjykata Kushtetuese tashmë e ka marrë vendimin e saj në lidhje me pyetjet e Presidentes se kënd duhet ta mandatojë për formimin e Qeverisë së re; partinë që doli e para në zgjedhje apo koalicionin që ka shumicën në Parlament.

Sipas burimeve të mediave, Gjykata ka vendosur 1 me 1.

“Gjykata ka vendosur 1 me 1. Kjo i bie se Presidentja fillimisht mandaton Hashim Thaçin si drejtuesin e koalicionit që ka fituar në zgjedhje, dhe nëse ai brenda 15 ditësh nuk arrin ta krijojë Qeverinë, Presidentja nis konsultimet me partitë politike dhe kush ofron më shumë deputetë, i jepet mundësia. Që në këtë rast i bie se mandaton z. Ramush Haradinaj si kandidat për Kryeministër i koalicionit LDK-AAK-Nisma, e që përbën shumicën në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë burimi brenda Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe, edhe pse sot Gjykata mori vendim, ajo nuk e publikojë atë për shkak të çështjeve procedurale të brendshme dhe përkthimit të tekstit në tri gjuhë.

Gjykata Kushtetuese vendos se kush do ta themeloj Qeverinë, por vendimi publikohet ditëve në vazhdim

Të hënën, më 30 qershor 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka shqyrtuar dhe ka vendosur për rastin KO103/14, të parashtruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, përkitazi me vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 [Kompetencat e Presidentit], paragrafi 14, me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese do ta publikojë vendimin në ditët në vijim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat