Kurti: AAK, LDK, PDK, AKR, janë të njëjta

Zgjedhjet 2013

Kurti: AAK, LDK, PDK, AKR, janë të njëjta

Më: 20 tetor 2013 Në ora: 15:29

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Gjakovë mbajti tubim në qytetin e Gjakovës në shkollën fillore “Zekerja Rexha” ku shpalosi planet dhe programin qeverisës. Në tubim morën pjesë kreu i VV-së, Albin Kurti, kandidatja për kryetare të Gjakovës, Arbërie Nagavci dhe kandidatët për Kuvendin Komunal të Gjakovës.

Albin Kurti tha se të gjitha partitë si AAK, LDK, PDK, AKR, janë të njëjta sepse nuk kanë dallim konceptuale.

“Dallimet në mes të Pal Lekaj dhe Mimoza Kusarit janë dallime të rrejshme dhe ata mundohet të tregojnë që të dytë dallojnë duke dashur të dramatizojnë duke dashur që të mos duken të njëjtë. Pal Lekaj mendon që duhet të vazhdoj me këtë gjendje të punoj nga që ai thotë se ka punuar mirë pra pse ai bënë gjithë këtë fushatë pse shpërndanë gjithë këta billborde nëse ka punuar aq shumë ai nëse ka punuar siç thotë nuk është dashur të lejoj popullin ta sheh punën e tij dhe jo të mashtroj nëpërmjet billbordëve”, tha Albin Kurti

Ai shtoi se “Mimoza Kusari – Lila thotë se ka bërë punë të mirë në Ministri dhe kishte listuar gjërat e mira që sipas saj ka bërë, gjëra të cilat vetëm ajo i ka parë, se këto nuk i ka parë as Gjakova as qytetarët e Gjakovës. Nëse ka punuar aq mirë, pse nuk ka vazhduar punën e mirë në Qeveri dhe ta ndihmojë Gjakovës ende, siç na e paska ndihmuar deri më tani, nga që nga Ministria, Kosova dhe Gjakova ndihmohen më shumë. Ajo e kishte rastin një herë në Gjakovë, por i ndaloi protestat nga që mori urdhra nga lart. E një politikane nuk duhet të merr urdhra nga lart por nga poshtë, nga populli”, u shpreh Kurti.

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës Arbërie Nagavci foli për programin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe prioritete e saj për Komunën e Gjakovës.

Duke folur për Çarshinë e vjetër të Gjakovës, Nagavci shtoi se Vetëvendosje! do të angazhohet që Çarshisë t’ia kthejë prestigjin, dhe ta bëjë atë të përshtatshëm për turizëm. Ajo tha se bizneset që veprojnë në atë pjesë, do të kenë lehtësime duke u liruar nga taksat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat