Laura Fazliu lartëson Kosovën! Driton Kuka: Ju njoh tashmë mirë!

Xhudo

Laura Fazliu lartëson Kosovën! Driton Kuka: Ju njoh tashmë mirë!

Nga: K.G. Më: 21 maj 2024 Në ora: 16:55
Pamje nga dueli i Laurës

Laura Fazliu është fitues e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror në xhudo.

Laura ka treguar klasin e saj, ndërsa Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, me fjalë të mëdha për trimëreshën tonë. 

“Xhudo sjell medaljen Botërore të radhës numër 8 me radhë!

Protagoniste Laura Fazliu kategoria 63 kg

Medalja e bronztë Botërore.

Ne punojmë për ti treguar Botës anën e mirë e vlerën e shtetit tonë të ri.

E di që shqiptarët e mirë do gëzohen e festojnë e ju tjerët bashkë me këta fqinjtë verior do mshefeni sot e edhe shumë herë tjera!

Ju njoh tashmë mirë!

Laura të lumtë…

Majlinda well done Coach!

Më keni bë Krenar sot

Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat