Vrau bashkëshorten, vlonjati arrestohet mbas 9 vitesh

Vlora

Vrau bashkëshorten, vlonjati arrestohet mbas 9 vitesh

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 14:33
Ilustrim

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij. Ngjarje e ndodhur më datë 4 qershor të vitit 2009, në fshatin Armen.

Maksim Hodaj është dënuar me 18 vite burg.

“Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për Vrasje, i dënuar me 18 vite burgim.

Strukturat Policore të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet Policore të Komisariatit Vlorë në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien para drejtësisë autorët e veprave penale, kryesisht shtetasit e shpallur në kërkim për krime të rënda, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:

M. H, 46 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë”, njofton policia e Vlorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat