Një shpërthim I fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin bregdetar të Vlorës, ku është raportuar se një sasi tritoli I ishte vënë një makine në lagjen “24 maji”.
Sipas njoftimit të policisë automjeti ka qenë I parkuar në momentin e shpërthimit dhe fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga ky shpërthim.
Makina së cilës i është vënë lënda plasëse mësohet të jetë, mjeti tip “Benz” me targa AA720 FD”.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë Informacion paraprak
Më datë 22.07.2018, rreth orës 07:34, në lagjen ”24 Maji”, është dëmtuar pjesërisht me shpërthim mjeti tip ”Benz” me targa AA720FD, në pronësi të shtetasit A.I., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.