Vlorë, ujërat e zeza derdhen në det - Bota Sot
Vlorë, ujërat e zeza derdhen në det

Vlora

E diel, 24 qershor 2018

Vlorë, ujërat e zeza derdhen në det

Më: 25 prill 2018 Në ora: 21:19
Ujërat e zeza

Edhe pak ditë na ndajnë nga çelja e sezonit turistik. A është e gatshme Vlora? Në Lungomare ujërat e zeza vijojnë të derdhen në det dhe ende nuk është marrë asnjë masë për sistemimin e tyre.

Era e rëndë e ujërave të zeza të shoqëron sapo hyn në shëtitore. Kanali i ujërave të zeza, i cili prej vitesh derdhet në këtë zonë, nuk gjeti zgjidhje me investimin prej miliona eurosh.

Disa banorë të Vlorës, të cilët dalin shëtitje në këtë zonë, thonë se situata si kjo nuk duhet të jenë normale për qytetin turistik.

Ujërat e zeza që derdhen në det nuk shqetësojnë vetëm për erën e keqe, por së shpejti me fillimin e plazhit bëhen dhe burim për përhapjen e infeksioneve për pushuesit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test