Policia e Shtetit ka bërë të mundur gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e sotme arrestimin e një prej personave të shpallur në kërkim nga dosja e njohur ‘Habilaj’.
Siç bëhet e ditur, në pranga është vënë 40-vjeçari Nezar Seiti nga Vlora, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia italiane, lidhur me grupin ‘Habilaj’.
Ndërsa, blutë bëjnë me dije se vijojnë hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe vijon puna për kapjen e ndalimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim apo që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Policia italiane pasi arrestoi 4 shqiptarë në Itali, bashkë me kreun e grupit Moisi Habilajn, kishte shpallur në kërkim edhe tre të tjerë ku mes tyre ishte edhe 40-vjeçari.
Po ditën e djeshme, policia gjatë aksionit për të arrestuar Florjan Habilajn, sekuestroi 4.5 ton drogë, e cili dyshohet se është pjesë grupit ‘Habilaj’.