Arrestohen dy persona për shpërndarje droge, sekuestrohet 1.5 kg kanabis në Vorë

Vlora

Arrestohen dy persona për shpërndarje droge, sekuestrohet 1.5 kg kanabis në Vorë

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Dy persona janë vënë në pranga për shpërndarje kanabis në Tiranë.

Në kuadër të operacionit “Vora 2”, u zbulua se të dy bashkëpunonin me njëri-tjetrin, siguronin kanabis dhe më pas e shpërndanin në Kamëz dhe Vorë.

Në parkingun e një kompleksi në Vorë, dy shtetasve E. A. (M)., 37 vjeç dhe A. K., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat