Një hapësirë me shkurre, ullinj si dhe bimësi të zonës janë përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në rrugën nacionale që të çon për në fshatin Babicë të Vlorës.
Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm i vendosur nga banorët në zonë. Forcat zjarrfikës kanë shkuar në kohë dhe po luftojnë me flakët.
Vështirësia rritet për shkak të motit të keq dhe erës së fortë e cila favorizon flakët.
Zjarri që ka shpërthyer është shumë larg zonave të banuara. Flakët rrezikojnë të përhapen duke djegur më tej hapësirat me ullishte.