Vijon plazhi në Vlorë, rreth 80 përqind e hoteleve të prenotuara në shtator

Vlora

Vijon plazhi në Vlorë, rreth 80 përqind e hoteleve të prenotuara në shtator

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Fundjava e parë e shtatorit e ka gjetur Vlorën me një numër të konsiderueshëm pushuesish në plazhet e saj.

Pavarësisht se fluksi i tyre është pak më i ulët në krahasim me muajt korrik edhe gusht, Vlora vijon të jetë ende e preferuar për turistët.

Të huajt janë të shumtë në bregdet. Disa prej tyre preferojnë shtatorin për pushime për shkak të qetësisë që ofron e të tjerë pranojnë që do e vijojnë plazhin derisa moti të ua lejojë.

Shtatori ka regjistruar një mot të ngrohtë dhe të favorshëm për të pushuar në fundjavën e saj të parë ndërsa operatorët turistikë konfirmojnë se hotelet në qytetin bregdetar kanë qenë të prenotuara në masën 80% të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat