Mjeti lundrues pësoi defekt dhe mbetën të bllokuar në det, shpëtohen katër persona në Vlorë

Vlora

Mjeti lundrues pësoi defekt dhe mbetën të bllokuar në det, shpëtohen katër persona në Vlorë

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 14:16
Vlorë

Policia Kufitare ka shpëtuar katër persona të bllokuar në det, në Vlorë dhe Dhërmi.

Në rastin e parë, kërkuan ndihmë 3 shtetas, pasi mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt.

Ndërsa në rastin e dytë, kërkoi ndihmë një shtetas që bënte sërf, pasi për shkak të detit të trazuar, nuk dilte dot në breg.

Njoftimi i policisë:

Vlorë dhe Dhërmi/Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkojnë në ndihmë në 2 raste, 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det.

Në rastin e parë, kërkuan ndihmë 3 shtetas, pasi mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt.

Në rastin e dytë, kërkoi ndihmë një shtetas që bënte sërf, pasi për shkak të detit të trazuar, nuk dilte dot në breg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat