​Rama: Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela nga Brindizi

Vlora

​Rama: Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela nga Brindizi

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:52
Gjiri i Vlorës

Për katër ditë rresht, prej 6 korrikut, Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela, të cilat do të nisen nga Brindizi.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në Facebook.

Kryeministri Rama ka shkruar se kjo ngjarje sportive këtë verë mbush 12 edicione.

“Për 4 ditë rresht prej 6 korrikut Gjiri i Vlorës do të "pushtohet" nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi. Një ngjarje sportive këtë verë për këdo që adhuron sportet e ujit ose ka dëshirë të sodisë një pamje romantike si ajo e varkave me vela mund të kalojë nga Marina Orikum në këto ditë, ku për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare”, shkruan Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat