“Është e imja”/ Hyri me forcë në një banesë dhe vodhi pajisjet elektroshtëpiake, arrestohet 62-vjeçari në Vlorë

Vlora

“Është e imja”/ Hyri me forcë në një banesë dhe vodhi pajisjet elektroshtëpiake, arrestohet 62-vjeçari në Vlorë

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 14:01
Policia

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për vjedhje të një banese.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet K.L., banues në Vlorë.

Ai dyshohet se ka hyrë me forcë në një banesë (pronarja e së cilës aktualisht nuk banon aty) me pretendimin se është e vetja dhe ka vjedhur një pajisje eletroshtëpiake.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat