Policia e Vlorës operacion në disa fshatra, kapin vetëm një person me armë pa leje

Vlora

Policia e Vlorës operacion në disa fshatra, kapin vetëm një person me armë pa leje

Më: 26 mars 2021 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka ndërrmarrë një operacion të gjerë në disa fshatra të zonës.

Operacioni është shtrirë në fshatrat Armen, Babicë Peshkëpi, ku po kërkohet për disa persona të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve policia ka arrestuar një person në fshatin Armen, përr armëmbajtje pa leje.

Operacioni po vijon në disa fshatra për persona të shpallur në kërkim.

Makina të shumta policie janë drejtuar fshatrave të sipërpërmendur, ku po bëhen kontrolle për persona të rrezikshëm, apo ata në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat