Ëmbëlsira e verës: Tortë e ftohtë me qershi

Ushqime

Ëmbëlsira e verës: Tortë e ftohtë me qershi

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 19:06
Ilustrim

Në këto ditë të nxehta, ëmbëlsirat e ftohta janë ato që nuk u themi kurrë jo. Dhe një tortë me qershi tingëllon perfekte. Recetën e mëposhtme e sjell për ndjekësit e saj Mirela Andoni, e cila gjithmonë ndan gatime të shijshme në faqen @papare_thebeautyofsmallthings.

Përbërësit që ju duhen:

2 pako të vogla biskota savoiardi ose biskota pavesini

500 ml pana

170 gr qumësht i kondesuar

500 gr qershi pa fara

100 gr sheqer

Aromë bajamesh (ose vanilje nëse nuk e gjeni)

50 ml konjak

Mënyra e përgatitjes:

Qershitë i ziejmë disa minuta me sheqerin derisa të lëshojnë lëngun, shtojmë konjakun edhe aromën e bajames, i kullojmë pasi të ftohen plotësisht.

Rrahim kremin e qumështit (panën) me vaniljen dhe qumështin e kondesuar.

Vendosim një qese kuzhine te tava dhe sipër rreshtojmë biskotat në të gjithë sipërfaqen e tavës (pasi i kemi lyer te lëngu i qershive). Hedhim kremin, disa qershi, vendosim edhe një rresht tjetër me biskota dhe përsëri krem me qershi. E përfundojmë tortën me biskota dhe e mbulojmë me qese kuzhine. E vendosim në frigorifer për disa orë ose në ngrirje nëse doni tortë akullore. E heqim nga tava dhe e zbukurojmë me pak krem dhe fruta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat