Role me mish të grirë dhe mbushur me vezë

Ushqime

Role me mish të grirë dhe mbushur me vezë

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT: 250 g mish i grirë, 1 kokërr qepë, 2 vezë të ziera, 1 kokërr vezë, 1 filxhan galetë, 100 g djathë parmixhan, vaj ulliri, kripë, piper, majdanoz, arrë moskat sipas dëshirës, 2 thelpinj hudhër, 3-4 gjethe spinaq dhe qepe të njoma.

PËRGATITJA: Në fillim grijmë qepën dhe hudhrën shumë imët. Mund t'i kalojmë edhë disa sekonda ne grirës elektrik. Në një enë hedhim mishin e grirë dhe shtojmë çfarë grimë. Më pas shtojmë vezën, galetën, kripë, piper, majdanoz të grirë hollë, djathin dhe i përziejmë me dorë. Duhet të vazhdomë sa të bëhet një masë kompakte.

Masën e punuar e çojmë mbi tavolinë ku kemi shtruar një letër kuzhine. Mishin e grirë e hapim me dorë në formë drejtkëndëshi. Sipër hapim spinaqin të cilin e kemi futur në ujë të nxehtë me kripë dhe e kemi kulluar. Vendosim 2 vezët e ziera dhe mbledhim në formë roleje. 

Rolenë e mbështjellim me letrën e kuzhinës duke e lidhur nga të dyja anët. Vendosim rolen me mish të grirë në një tavë të lyer me pak vaj. Më pas e fusim në furrë të nxehur me 200 gradë C. E lëmë në furrë për gati 40 minuta. Roleja pasi është pjekur dhe ftohur e presim në feta dhe i shtrijmë në pjatë. Kjo role me mish të grire dhe mbushur me vezë shoqërohet me sallata ose perime të ziera. Dhe sigurisht një gotë verë të kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat