Krostatë e shijshme me reçel shtëpie

Ushqime

Krostatë e shijshme me reçel shtëpie

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

250 g miell
60 g sheqer
180 g gjalpë
1 e verdhë veze
pak kripë
Reçel sipas dëshirës

PËRGATITJA: 

Përzieni miellin, sheqerin, pak kripë edhe gjalpin e ftohtë. Shtoni të verdhën e vezës. Brumin mos e punoni shumë se bëhet elastik. E lini të pushojë në frigorifer gati 1 orë dhe pastaj e hapni petë duke pudrosur tavolinën me miell. E shtroni në tavë, e shponi me pirun edhe shtroni reçelin. Më pas e piqni për 30 minuta me 180 gradë në furrë të parangrohur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat