5 ushqimet që shuajnë etjen më shumë sesa uji

Ushqime

5 ushqimet që shuajnë etjen më shumë sesa uji

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 06:28
Foto ilustrim

E vërteta është se shumica prej nesh neglizhojmë sasinë e marrjes së ujit. Kur temperaturat janë të larta, ne pimë sa më shumë ujë që mundemi si dhe lëngje. Por a e dini se mund t’i plotësoni këto lëngje me zgjedhjet e duhura të ushqimit?

Sekreti është të zgjidhni frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë të ujit. Konsumoni kastraveca pasi kanë deri në 95 përqind përmbajtje uji. Në të njëjtën kohë, kanë veti anti-inflamatore që largojnë përbërësit e padobishëm nga trupi si dhe zvogëlojnë acarimin e lëkurës.

Selino është një tjetër perime që ka pothuajse 95 përqind ujë. Është i pasur gjithashtu me vitamina dhe minerale që e bëjnë atë një zgjedhje shumë ushqyese. Kungulli i njomë gjithashtu është i pasur me ujë. Përveç hidratimit adekuat, kungulleshkat për shkak të antioksidantëve siç është β-karotina konsiderohen të dobishme për lëkurën, ndërsa falë luteinës dhe zeaksantinës që përmbajnë, ato mbrojnë edhe shikimin.

Shalqiri nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj pasi përmban 91 përqind ujë por dhe likopen, që mbron qelizat nga dielli dhe mbron lëkurën. Luleshtrydhet konsiderohen gjithashtu një ushqim i dobishëm për hidratim pasi përveçse përmbajnë 91 përqind ujë, kanë dhe flavonoide, të cilat janë të dobishme për funksionin mendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat