Ushqimet që mund ta lehtësojnë dhimbjen dhe rregullojnë thartirën e lukthit

Ushqime

Ushqimet që mund ta lehtësojnë dhimbjen dhe rregullojnë thartirën e lukthit

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Urthi më nuk do t’ju shkaktojë probleme!

Urthi është simptomë e një sëmundjeje në sistemin e tretjes ose një ushqimi joadekuat që shoqërohet nga një ndjesi djegieje të pakëndshme në lukth.

Për fat të mirë, ka lehtësim edhe për të, i cili vjen në formën e këtyre ushqimeve.

1. Çaj xhenxhefili

Zieni një copë xhenxhefili të pastruar dhe të copëtuar (me madhësinë e gishtit të madh) në ujë, lëreni të qëndrojë për rreth dhjetë minuta, pastaj e pini. Kjo pije është efektive kundër llojeve të ndryshme të inflamacionit, por e qetëson edhe urthin.

2. Bananja

Nëse keni simptoma të urthit, hani një banane. Kjo frutë tropikale përmban sasi minimale të acideve, prandaj mbron dhe qetëson lukthin e irrituar.

3. Qumështi i bajames

Kjo alternativë e shëndetshme ndaj qumështit klasik të lopës ose dhisë ndihmon në neutralizimin e thartirës në stomak. Me qumësht bajameje, bëni smothie në të cilën gjithsesi duhet të shtoni luleshtrydhe, banane dhe spinaq.

4. Fjolla tërshëre

Në mëngjes, filloni me një tas me fjolla që do t’ju japë energji për ditën dhe do të shuajë çdo dhimbje të mundshme.

5. Kopra

Vendosni dy lugë çaji fara kopre në ujë të nxehtë. Lëreni të qëndrojë për gjysmë ore, qitni mjaltë dhe e pini.

6. Kefir dhe aloe vera

Përzieni një lugë çaji me lëng aloe vera me kefir dhe hajeni atë në mëngjes. Ky është një kombinim i shkëlqyeshëm që qetëson sistemin e tretjes, dhe përveç kësaj është mjaft i shijshëm.

7. Perime me gjethe jeshile

Është e vështirë të gabosh me perimet. Hani sa më shumë perime me gjethe jeshile të tilla si brokoli, shpargu, selino dhe lulelakra të cilat kanë pak acid dhe janë të mira në luftimin e acideve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat