Tartë me perime të stinës

Ushqime

Tartë me perime të stinës

Më: 7 maj 2021 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Speci i kuq është një nga perimet më të shijshme të këtij sezoni. Gjatë dimrit, përveç se i kushtueshëm, nuk ka asnjëherë të njëjtën cilësi. Ende nuk kanë dalë ato specat e kuqe, rrumbullake, të Korçës por në pritje të tyre, përdorini në këtë quiche, ato që gjenden në treg.

Përbërësit:
1 petë sfoliat
1 spec i kuq, 1 spec i verdhë
1 kungull
disa feta djathi Emmental ose djathë tjetër që shkrihet në furrë
1 kokërr
vezë
fara susami
kripë e vaj ulliri

Përgatitja:
1.Specat dhe kungullin i ndajmë në feta shumë të holla me qëruesen e patateve. Tavën e mbulojmë me letër furre ose e lyejmë me gjalpë e miell.
2.Vendosim petën sfoliat në tavë, rendisim fetat e djathit pranë njëra-tjetrës ndërsa perimet i vendosim në formë rrethi duke renditur herë specat e herë kungujt.

Rrahim vezën me pirun dhe me të lyejmë si anët e brumit ashtu edhe perimet. E spërkasim sipër me fara susami dhe e pjekim në furrën e ngrohur paraprakisht në 180° për rreth 30 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat