Bukëza misri me perime

Ushqime

Bukëza misri me perime

Më: 19 mars 2021 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Bukëzat e misrit mund t’i përgatisni për t’i konsumuar përgjatë 2 apo 3 ditëve, gjatë darkave, pa u rënduar shumë, apo në vaktet e ndërmjetme. Mund t’i hani të ftohta të shoqëruara me një sallatë të freskët!

Përbërësit:
250g miell misri, 200g miell gruri, 1 paketë fryrës ëmbëlsirash, ¾ lugë çaji kripë, 2 vezë, 250ml qumësht, 250g karota të grira hollë, 100g speca të kuq të grirë hollë, 1 tufë majdanoz, 2 lugë gjelle vaj, pak sheqer, kripë e piper të zi sipas dëshirës.

Përgatitja:
Ngrohim furrën në 250 gradë. Në një tas përziejmë miellin e misrit, miellin e grurit, pluhurin fryrës, kripën dhe i lëmë mënjanë.
Në një tas tjetër përziejmë vezët, qumështin, karotat dhe specat e grirë e majdanozin.

Të gjithë përzierjen e hedhim mbi miellin dhe formojmë një masë brumi homogjene të cilën e shpërndajmë nëpër forma cupcake të lyer më parë me vaj me anë të një furçe. I pjekim për 20-25 minuta në 180 gradë. Shërbehen të ngrohta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat