Ushqimet që nuk duhet t’i hidhni kurrë në koshin e plehrave

Ushqime

Ushqimet që nuk duhet t’i hidhni kurrë në koshin e plehrave

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Nëse po i hidhni menjëherë ato pjesë të mbetura të prodhimeve të freskëta në plehra, mund të humbisni pjesë ushqyese që janë shumë të rëndësishme dhe njëkohësisht humbisni paratë në këtë proces.

Mos e shtrydhni limonin mbi peshqit që keni gatuar dhe ta hidhni më pas. Sipas Lauren Popeck nga grupit i Mjekësisë Shëndetësore në Orlando, ka një përdorim të madh për lëkurën e limonit kur është fjala për garniturën e pjatave dhe nxitjen e aromës së mirë. Për më tepër, ka disa përfitime të mëdha ushqyese që fshihen në lëkurën e tyre, po ashtu ju mund të përfitoni tre gram fibra në dy lugë gjelle, dhe pesë herë më shumë vitaminë C në lëkurë sesa në pjesën tjetër të tij. Vitamina dhe minerale të tjera esenciale, përfshijnë, vitaminë B6, vitaminë B5, vitaminë A, kalcium, hekur, kalium, zink dhe magnez .Mos u ndalni me limonin: Përdorni portokallin, lime, madje edhe qitro.

Bishtat e brokolit: Bishti përmban sulforaphane, një antioksidan që ka veti anti-inflamator, mbron qelizat nga dëmtimi i ADN-së, lufton qelizat kancerogjene dhe pengon formimin tumorit në enët e gjakut. Nëse perimet e papërpunuara nuk janë në shijet tuaja, ju gjithashtu mund t’i gatuani ato, për supë, për salcë, pesto, hummus, ose ushqim për fëmijë.

Pjesët e mbetura të ananasit: Ju mund të përdorni bazën e tij për të gjitha llojet e recetave, sepse ka vitamina dhe minerale që fshihen brenda. Ananasi përmban bromelain, një enzimë tretëse ,proteina; ka vetitë anti-inflamatore, mund të zvogëlojë inflamacionin e hundës dhe të sinusit dhe mund të zbusë artritin dhe dhimbjen e muskujve. Lëkurën e tij mund ta shtypni dhe ta përdorni në sallata të ndryshme.

Lëkura e qepës: Kur qërojmë një qepë mos i hidhni lëkurat. Ato kanë një përmbajtje të lartë të kuercetin, një lloj substance që lufton inflamacionin, ul presionin e gjakut dhe mban zemrën të shëndetshme. Qepët e kuqe përmbajnë më shumë kuercetin se ato të verdha. Shtoni një qepë të tërë në supë bashkë me lëkurë, pastaj hiqeni të gjithë qepën para se ta hani dhe hiqeni atë më pas. Kjo është mënyra që mos të qani duke e qëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat