2400 objekte kulturore po kthehen në burim ekonomie për vendin - Bota Sot
2400 objekte kulturore po kthehen në burim ekonomie për vendin

Turizëm

E martë, 14 gusht 2018

2400 objekte kulturore po kthehen në burim ekonomie për vendin

Më: 24 maj 2018 Në ora: 23:54
ilustrim

“2400 objekte të kulturës të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, po i kthejmë në burime ekonomie për vendin”, deklaroi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në prezantimin e programit, “Buzëqesh”.

Kumbaro, theksoi se në hapje të sezonit jemi gati të presim mysafirët, si nikoqirë të vërtetë për të treguar pasuritë tona kulturore që janë gjëja më e vyer e vendit, është marka jonë, pasaporta jonë, është portreti ynë i vërtetë më i mirë.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Mirela Kumbaro në fjalën e saj tha se “buzëqeshja, na duhet këtë verë për të gjithë turistët vendas, nga rajoni dhe nga çdo cep i botës që do i mirëpresim”, tha Kumbaro.

Në vijim Kumbaro shtoi se “në kalanë e Gjirokastrës shënuam 10 mijë vizitorë në katër muajt e parë këtij vit krahasuar me 470 që patëm vitin e shkuar në të njëjtën periudhë dhe ne e konsideruam si një vit të suksesshëm. Kjo do të thotë se asnjë vit më parë vëmendja ndaj turizmit nuk i është kushtuar si tani”.

Duke folur për traditën dhe mikpritjes që karakterizon shqiptarët, ministrja Kumbaro tha se “e vërteta është se mysafiri ka qenë shumë i çmuar për shqiptarët dhe ne këtë e dimë. Historikisht, kemi pasur dhomën e pritjes dhe është rrallë të gjesh një vend tjetër që ka një vend nderi të tillë për miqtë. Në traditën shqiptarë kur priteshin miq të gjithë rregullonin shtëpinë dhe ne të ishim zotë të nderuar. Është e gjithë kultura jonë e shpalosu në këtë mënyrë, por tashmë e kthye në profesionalizëm në dispozicion dhe të ekonomisë tonë vendore. Edhe kur nuk ka pasur mundësi, kemi falur zemër e kemi shfaqur mirësi e që këtë ta bësh në emër të qeverisë, kërkon punë përgatitje, profesionalizëm dhe një program të mirëorganizuar dhe ne kemi vite që e bëjmë një gjë të tillë”, tha ministrja.

Duke u ndalur te monumentet e kulturës në të gjithë vendin, Kumbaro theksoi se në fazë kujdesi dhe mirëmbajtje janë 2400 monumente kulture.

“E pikërisht puna jonë në ministrinë e Kulturës ka nisur me mirëmbajtjen dhe restaurimi i monumenteve të kulturës së rëndësisë për jetëgjatësinë, me një inventar prej 2400 objekte të shpërndara në të gjithë territorin. Jemi një vend i vogël ka kaq shumë monumente që tashmë po i kthejmë në burime ekonomie dhe sensibilizimi i shoqërisë është një publicitet i madh për vendin. Kjo është dhe arsyeja se ne këtë punë e kemi bërë bashkë me komunitetin, qeverisjen vendore dhe shoqatat dhe operatorin kulturor që i japin shpitë dhe vlerë mikpritjes shqiptare”, tha ministrja.

Më tej Kumbaro tha se “Këtë vit është përgatitur një kalendar i posaçëm, në bashkëpunim me institucionet e artit dhe të kulturës dhe etnitetet lokale është bashkërenduar një kalendar me projekte operistike, baletit, folklor, performanca për fëmijë, ekspozita, konkurse mbarëkombëtare dhe kombëtare”.

“Projekt do të përqendrohen në zonën bregdetare ku është dhe përqendrimi më i madh i turistëve, por jo vetëm kaq, por pasditja dhe mbrëmja e gjatë do ketë një kalendarë në të gjithë vijnë bregdetare. Por bregdeti nuk është i vetëm destinacion, pasi turistët do hyjnë dhe në qytete si Burreli, Dibra, Përmeti, Tepelena, Gjirokastra, Korça, Kolonja, madje dhe Fushë-Arrëzi, do mirëpresin festivale të shoqëruara me muzikë tradicionale”, tha Kumbaro.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test