Dyfishohen net-qëndrimet e turistëve në Shqipëri

Turizëm

Dyfishohen net-qëndrimet e turistëve në Shqipëri

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Ecuria pozitive e turizmit në Shqipëri ka vijuar dhe përgjatë muajit shtator.

INSTAT raporton se net-qëndrimet e rezidentëve vendas në strukturat akomoduese janë dyfishuar, ndërsa ai i të huajve është rritur me 81 për qind, teksa janë shtuar ndjeshëm dhe vizitorët.

Hotelet kanë pasur më shumë punë, teksa është rritur dhe norma e shfrytëzimit të dhomave. Jugu ka tërhequr më shumë turistë, por rritja më e lartë e net qëndrimeve është konstatuar në zonën e veriut dhe qendrës (Dibër, Durrës, Kukës, Lezhë, Shkodër).

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 70.1 për qind, në krahasim me Shtator 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

• numri i vizitorëve rezident është rritur me 60.3 për qind;

• numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 76.0  për qind.

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 87.8  për qind, në krahasim me Shtator 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

• numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 2 herë;

• numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 81.3 për qind

Rriten me 70 për qind vizitorët

Gjatë muajit Shtator 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 70,1 %, krahasuar me Shtator 2022. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 2,2 herë. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 93,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 67,6 %

Në muajin Shtator 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:

• sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (36,7 %);

• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (63,0 %);

• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,5 %).

Rriten net-qëndrimet në Veri

Gjatë muajit Shtator 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 87,8 %, në krahasim me muajin Shtator 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 3 herë. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 80,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 76,1 %.

Në muajin Shtator 2023, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

• sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (37.5 për qind);

• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (75.8 për qind);

• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92.4  për qind).

Rritet ndjeshëm norma e shfrytëzimit të dhomave

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 32.4 për qind, kundrejt 23.0 për qind që ishte në muajin Shtator 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 37.0 për qind, kundrejt 22.9 për qind që ishte në muajin Shtator 2022, raporton Monitor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat