Struga Dhe Ohri nuk presin dot turistë! Shoqatat turistike ankohen se zona po mbetet e pazhvilluar

Turizëm

Struga Dhe Ohri nuk presin dot turistë! Shoqatat turistike ankohen se zona po mbetet e pazhvilluar

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut, dy qytete turistike si Struga dhe Ohri ankohen se nuk kanë hapësira akomoduese për të pritur turistët.

Tashmë është bërë e udhës që turistët e huaj të vijnë në Shqipëri, kryesisht në qytetin e Pogradecit dhe më pas të bëjnë vizita ditore në dy qytetet në anën tjetër të liqenit të Ohrit.

Afërsia gjeografike ia mundëson këtë udhëtim vizitorëve, por shoqatat turistike në Maqedoninë e Veriut shprehen se kjo situatë po i shkakton atyre mjaft humbje.

Sipas Jakim Malenko, pronarit të një agjencie turistike, zhvillimi në Shqipëri me ngritjen e hoteleve dhe strukturave të tjera akomoduese po bën të mundur ardhje masive të turistëve, ndërsa për Maqedoninë e Veriut mbeten vetëm autobusat që vijnë dhe ikin brenda ditës. Sezoni i ardhshëm sipas tij mund të jetë edhe më i dhimbshëm nëse nuk shtohen kapacitetet.

Hotelierët shpresojnë se shteti dhe UNESCO do të gjejnë një mënyrë dhe kompromis për të mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në Ohër, duke respektuar interesat kulturore, natyrore dhe ekonomike. Ata kërkojnë nga Shoqata e Hoteleve miratimin e planeve urbanistike të detajuara për të gjitha 65 kilometrat e bregut të liqenit.

Hotelierët ankohen se për mungesë të planeve të tilla urbanistike po dështon mundësia për të aplikuar për para nga fondet evropiane për investime në objektet turistike.

Shqipëria gjatë këtij viti ka patur një numër rekord turistësh, ndërsa edhe hovi i ndërtimit nuk po ndalon. Në tremujorin e parë të vitit u konfimaur tendenca e zgjerimit të sektorit ku janë dhënë 21 leje ndërtimit për hotele rritje me 60% nga një vit më parë. Ndërkohë edhe shtëpitë që ofrohen për turistët në platformën AirBnb janë  dyfishuar nga 2019, ndërsa në total janë të listuara 13 770 subjekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat