Çerenishti: Rënie e turistëve nga diaspora dhe Kosova gjatë qershorit, punonjësit e patrajnuar

Turizëm

Çerenishti: Rënie e turistëve nga diaspora dhe Kosova gjatë qershorit, punonjësit e patrajnuar

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 19:56
Çerenishti: Rënie e turistëve nga diaspora dhe Kosova gjatë qershorit, punonjësit e patrajnuar

Përfaqësuesi i operatorëve turistikë të Durrësit, Fatos Çerenishti në një intervistë për Vizion Plus ka folur lidhur me ecurinë e sezonit turistik, sigurinë në plazhe dhe trendit e turistëve.

Referuar ngjarjes së rëndë ku humbi jetën Elvis Halilaj dhe dy fëmijët e tij në plazhin e Vilë Bashtovës, çfarë sigurie ofrojnë plazhet këtë sezon veror?

Ngushëllime familjarëve dhe gjithë njerëzve të afërt të viktimave. Sigurisht që pjesa e vrojtuesve është shumë e rëndësishme për çdo biznes, por zona e Vilë Bashtovës nuk ka shumë frekuentim, nuk ka shumë biznese, hotele, nëse do kishte më shumë biznese siguria do të ishte më e madhe”, tha ai duke theksuar se zonat e tjera në Durrës kanë vrojtues profesionistë për shkak të numrin më të lartë të bizneseve dhe turistëve.

Ka operatorë që ankohen për rënien e numrit të pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. A është e vërtetë një gjë e tillë?

Sigurisht që do ta themi që në muajin qershor është ndjerë shumë mungesa e shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe diasporës, por mendoj se faktor kryesor ka qenë lagështia e muajit qershor që ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj se sot e në vazhdim hotelet janë me kapacitete të plota”, tha ai duke theksuar se prezenca e kësaj kategorie do të jetë në rritje gjatë sezonit.

Si po e përballon turizmi bregdetar mungesën e fuqisë punëtore?

Ne e prisnim që do kishim vështirësi edhe më të mëdha se viti i kaluar, por tani që ka mbaruar shkolla kemi një numër punonjësish të rinjë, duhet ta themi, të patrajnuar, stafit menaxheriale të hotelit i bie që t’i trajtojë”, tha ai duke theksuar se bizneset kanë punësuar edhe shtetas të huaj, kryesisht turq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat